Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shtuar dozat e kërcënimeve ndaj Europës e cila po kundërshton çdo plan të tij për Groenlandën. Ai ka njoftuar se nga 1 shkurti, Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë prej 10% ndaj Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Holandës dhe Finlandës. Sipas Trump, këto tarifa do të rriten me 25% nga 1 qershori dhe do të mbeten në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje për “blerjen e plotë dhe totale” të Groenlandës. Kjo masë shkon përtej një përplasjeje të zakonshme tregtare dhe lidhet drejtpërdrejt me çështje territoriale dhe strategjike. Pse këto tarifa rrezikojnë të jenë ekonomikisht tronditëse? Sepse nuk do të niseshin nga zero. Tarifat e reja prej 10% dhe më pas 25% do t’u shtoheshin...
Burimi:
opinion.al