Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”

Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur nga një predhë e paidentifikuar, ka thënë operatori rus i centralit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo rrjedhje rrezatimi. Kjo është hera e parë që centrali bërthamor i Bushehrit goditet që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Kompania shtetërore Rosatom tha në një postim në Telegram se sulmi ndodhi “më 17 mars, në orën 18:11 sipas kohës së Moskës”. “Një sulm është kryer në territorin ngjitur me ndërtesën e shërbimit metrologjik, e vendosur në hapësirën industriale të centralit bërthamor Bushehr, në afërsi të menjëhershme të njësisë së energjisë në funksion”, thuhet në njoftim. “Situata e rrezatimit në platformë është normale”, tha Rosatom, duke shtuar se nuk ka pasur viktima në mesin e...