Carl Bildt: Trumpit nuk i intereson Europa, rreziku për Groenlandën është real
Donald Trump ka shpallur se vendet e radhës në shënjestër janë Meksika dhe Groenlanda. Pas ngjarjeve në Venezuelë, a është ky një kërcënim konkret? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje ish‑kryeministri suedez Carl Bildt në një intervistë për Corriere della Sera. “Mund të jetë. Besoj se në këto orë gjendja shpirtërore në qytetin e Meksikos dhe në Kopenhagë është me të drejtë e mbushur me shqetësim. Venezuela tregon se Trumpi e bën atë që thotë. Tani ai ka përsëritur se synon të marrë Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, ndërsa ka qenë shumë përçmues ndaj presidentes meksikane, që sipas tij nuk kontrollon vendin. Do të shohim çfarë ndodh, por rreziku i një veprimi amerikan, sidomos në Groenlandë, është i qartë dhe aktual”., kështu tha Bildt në një intervistë...
Burimi:
javanews.al