Burg për jetë për ish-presidentin e Koresë së Jugut
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e një kryengritjeje duke u përpjekur të imponojë ligjin ushtarak. Gjykata e Seulit vendosi se Yoon u përpoq të përmbyste kushtetutën duke vendosur trupa ushtarake për të mbyllur Asamblenë Kombëtare dhe duke urdhëruar arrestimin e politikanëve më 3 dhjetor 2024. Veprimet e tij dëmtuan në thelb demokracinë e Koresë së Jugut dhe meritojnë një ndëshkim të ashpër, sipas trupës gjykues. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje. Edhe pse ishte jetëshkurtër, urdhri i Yoon për ligjin ushtarak e la kombin më të polarizuar se kurrë dhe këto përçarje u shfaqën edhe ndërsa u dha dënimi. Një pjese e turmës jashtë gjykatës mbështesnin Yoon, dhe shpërthyen në lot pas shpalljes së...
Burimi:
opinion.al