Brukseli i ndarë për zgjerimin

Brukseli i ndarë për zgjerimin

Debati për zgjerimin e Bashkimit Evropian nuk zhvillohet vetëm mes Brukselit dhe vendeve kandidate.Ai është, para së gjithash, një debat i brendshëm mes vetë shteteve anëtare.Një analizë e fundit e Fondacionit Robert Schuman nxjerr në pah një hartë politike të ndërlikuar brenda BE-së, ku vendet janë grupuar në gjashtë kampe me prioritete, frikëra dhe “vija të kuqe” të ndryshme.Në pamje të parë, ekziston konsensus për zgjerimin, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës. Por dokumenti argumenton se pas këtij konsensusi formal fshihet një përçarje e thellë mbi ritmin, kushtet dhe arkitekturën institucionale të procesit.Një nga grupet më të zëshme janë të ashtuquajturit “maksimalistë të sigurisë” kryesisht shtetet baltike, Polonia, Finlanda, Suedia, Danimarka dhe Rumania. Për ta, zgjerimi është instrument gjeopolitik.Anëtarësimi i Ukrainës dhe Moldavisë shihet si...