Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë
Qeveria britanike po harton plane për të përdorur dronë të specializuar në pastrimin e minave detare në Ngushticën e Hormuzit, duke synuar të ndihmojë në rihapjen e kësaj rruge jetike për eksportin e naftës. Zyrtarët në Londër paralajmërojnë se dërgimi i anijeve luftarake, siç ka kërkuar presidenti amerikan Donald Trump, mund të përkeqësojë situatën dhe të shtojë tensionet me Iranin, ndaj alternativa e dronëve shihet si më e sigurt dhe më efektive. Sekretari i energjisë, Ed Miliband, tha për BBC: “Është shumë e rëndësishme që Ngushtica e Hormuzit të rihapet. Ka mënyra të ndryshme se si mund të kontribuojmë, përfshirë dronët pastrues minash.” Ai shtoi se të gjitha opsionet po shqyrtohen në bashkëpunim me aleatët. Kriza ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës, nga rreth 65...
Burimi:
javanews.al