Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40 për qind të fondeve të destinuara për të kundërshtuar agresionin rus dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor, një rajon që konsiderohet strategjikisht thelbësor për sigurinë britanike dhe evropiane. Fonde të ndara për këtë qëllim përmes Fondit të Sigurisë së Integruar (ISF) për vitet 2025–26 janë ulur nga 40 milionë funte (rreth 45.7 milionë euro) në 24 milionë funte (rreth 27.4 milionë euro), raporton theguardian. Kryeministri britanik, Keir Starmer e ka përshkruar së fundmi Ballkanin Perëndimor si “vendin ku po vihet në provë siguria e Evropës”. Shkurtimi vjen si pjesë e politikës së qeverisë për të ulur shpenzimet e ndihmës zyrtare për zhvillim (ODA), nga 31.91 milionë...