Britania paralajmëron qytetatrët e saj: Mos udhëtoni në Dubai, Turqi, Qipro dhe Greqi

Britania paralajmëron qytetatrët e saj: Mos udhëtoni në Dubai, Turqi, Qipro dhe Greqi

Ministria e Jashtme ka kaluar disa destinacione që më parë konsideroheshin “të sigurta” në kategori të kufizuara për udhëtim. Ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka arritur ditën e saj të 11-të, Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe (Foreign, Commonwealth & Development Office, FCDO) po monitoron vazhdimisht situatën në vendet e Lindjes së Mesme dhe Europës dhe po përditëson këshillat për udhëtim. Që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt, FCDO ka zhvendosur disa destinacione turistike që më parë konsideroheshin “të sigurta” në kategorinë e kufizimeve për udhëtim, përfshirë disa destinacione kryesore turistike ku shumë njerëz udhëtojnë në këtë periudhë të vitit. Megjithëse lufta zhvillohet midis shteteve në anën tjetër të Gjirit Persik, disa vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite,...