Britania mohon akuzat e Rusisë se po furnizon Ukrainën me armë bërthamore
Britania e Madhe i është përgjigjur pretendimeve ruse se po planifikon ta furnizojë Ukrainën me armë bërthamore, duke thënë se Putini gënjen për të shpërqendruar vëmendjen nga ‘veprimet e urryera’ në Ukrainë “Kjo është një përpjekje e qartë e Vladimir Putinit për të shkëputur vëmendjen nga veprimet e tij të neveritshme në Ukrainë. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë. Do t’i keni parë fjalët e Kryeministrit këtë mëngjes duke i bërë homazh rezistencës së jashtëzakonshme të ukrainasve… Ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” tha të martën një zëdhënës i kryeministrit. Deklarata vjen pasi shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë, SVR, akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën se po planifikonin t’i furnizonin Kievit bomba bërthamore ose një...
Burimi:
opinion.al