Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS-in dhe Al-Nusrën
Këshilli i Ministrave i Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngrirë pasurinë dhe mjetet financiare të 11 shtetasve të Bosnjës të lidhur me organizatat terroriste, Shteti Islamik (IS) dhe Al-Nusra, duke zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për shumicën e personave të sanksionuar është lëshuar edhe njoftimi i kuq i INTERPOL-it, me kërkesë të autoriteteve të Bosnje e Hercegovinës. Vendimet kanë të bëjnë me ngrirjen e burimeve ekonomike dhe mjeteve financiare të personave që lidhen me vepra penale të ndërlidhura me terrorizmin dhe financimin e tij dhe janë publikuar më 19 shkurt. Në listë është edhe Nusret Imamoviq, udhëheqës radikal selefist, i cili para disa vitesh ishte futur në listën e dhjetë terroristëve më të kërkuar në botë dhe ndodhet nën...
Burimi:
vizionplus.tv