BORDI I PAQES, VATIKANI KUNDER DONALD TRUMP

BORDI I PAQES, VATIKANI KUNDER DONALD TRUMP

Vatikani ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në nismën “Bordi i Paqes” të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.Deklarata u bë nga Kardinali Pietro Parolin, sekretari i Shtetit i Selisë së Shenjtë dhe zyrtari më i lartë diplomatik i Vatikanit, i cili theksoi se roli i Selisë së Shenjtë nuk përputhet me natyrën e kësaj strukture.“Selia e Shenjtë nuk do të marrë pjesë në ‘Bordin e Paqes’ për shkak të natyrës së saj të veçantë, e cila qartësisht nuk është ajo e shteteve të tjera”, u shpreh Parolin.Ai shtoi se një nga shqetësimet kryesore është që menaxhimi i krizave ndërkombëtare duhet të mbetet nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.“Në nivel ndërkombëtar duhet të jetë mbi të gjitha OKB-ja ajo që menaxhon...