Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë
Presidenti amerikan Donald Trump shtrëngoi duart me liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes, mes tyre edhe me Kryeministrin Edi Rama, të mbërritur në Uashington për ceremoninë zyrtare të përurimit të Bordit të Paqes. Liderët e rreth 40 shteteve u rreshtuan me Trump në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, për foton familjare të realizuar para nisjes së punimeve. Mes liderëve të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Fjalën e mirëseardhjes do ta ketë shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, si dhe zv.Presidenti i Amerikës. Mes personaliteteve të pranishëm që do të mbajnë një fjalim janë Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jaerd Kushner.
Burimi:
javanews.al