Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?
Shtëpia e Bardhë po planifikon takimin e parë të liderëve për “Bordin e Paqes” të presidentit Donald Trump, në lidhje me Gazën. Sipas asaj që raporton Axios takimi do të zhvillohet më 19 shkurt në Uashington. Sipas raportimit, planet për takimin janë ende në fazë të hershme dhe mund të ndryshojnë. Ai parashikohet të mbahet në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington dhe pritet të shërbejë edhe si konferencë për mbledhje fondesh për rindërtimin e Gazës. Axios thekson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë më 18 shkurt, një ditë para takimit të planifikuar për Bordin e Paqes. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për koment. Në fund të...
Burimi:
javanews.al