Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump
Shtëpia e Bardhë ka bërë publikë emrat e anëtarëve që do të përbëjnë “Bordin e Paqes” të ri të administratës Trump për Gazën. Me presidentin e SHBA-së në krye, bordi do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh palestinezë të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Gazës pas luftës. Sipas deklaratës zyrtare, çdo anëtar i bordit do të ketë përgjegjësi për një portofol që konsiderohet kritik për stabilizimin e Gazës, megjithëse ndarja konkrete e këtyre roleve ende nuk është bërë publike. Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, është i vetmi anëtar themelues që nuk është shtetas amerikan. Blair drejtoi Britaninë nga viti 1997 deri në 2007 dhe ishte një figurë kyçe në Luftën e Irakut, çka e bën përfshirjen e tij në bord të diskutueshme për disa....
Burimi:
javanews.al