Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes për Gazën” e që duhet të mbikqyrë përkohësisht qeverisjen dhe rindërtimin e Rripit. Shtëpia e Bardhë dhe burime të tjera njoftuan një listë emërimesh dhe ftesash për organizata gjatë dy ditëve të fundit, përfshirë Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, Presidentin egjiptian, Abdel Fatah Al Sisi, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Pa specifikuar se kë kundërshtonte konkretisht, Izraeli theksoi se disa prej emërimeve nuk ishin koordinuar me ta dhe se ishin kundër politikave të vendit. Kryeministri Benjamin Netanjahu tha gjithashtu se ministri i Jashtëm izraelit do të kontaktonte me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio. Bordi i Paqes është pjesë e një plani...