Bora “paralizon” Moskën, rekord reshjesh në 200 vitet e fundit

Bora “paralizon” Moskën, rekord reshjesh në 200 vitet e fundit

Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, gjatë këtij muaji është regjistruar reshja më e fuqishme e borës e dy shekujve të fundit, sipas meteorologëve të Universitetit Shtetëror të Moskës. Siç u bë e ditur javën e kaluar, matjet tregojnë se muaji janar ishte jo vetëm jashtëzakonisht i ftohtë, por edhe i pazakontë për sasinë e lartë të reshjeve të dëborës. Pamje nga metropoli me rreth 13 milionë banorë tregojnë qytetarë që hasin vështirësi në lëvizjen në rrugët e qendrës, të mbuluara nga një shtresë e trashë bore. Ndërkohë, trenat periferikë në zonën e Moskës kanë pësuar vonesa ditët e fundit, ndërsa pasditen e së enjtes u regjistruan bllokime të mëdha trafiku, me automjete të mbetura të paralizuara për orë të tëra. Sipas një njoftimi të universitetit...