Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze
Kryeministri australian Anthony Albanese u largua nga rezidenca e tij zyrtare të martën në mbrëmje, pasi u bë një kërcënim me bombë ndaj tij nga kundërshtarë të një organizate fetare që është e ndaluar në Kinë. Kryeministri publikoi të mërkurën në rrjetet sociale një foto të qenit të tij, Toto, brenda rezidencës së tij në Canberra, duke falënderuar policinë australiane dhe duke shkruar: “Toto në gatishmëri, por gjithçka mirë”. Ai tha se kërcënime të tilla nuk mund të merren “si të mirëqena”. “Mendoj se është një kujtesë për të përfituar çdo mundësi për t’u thënë njerëzve: ulni tensionin për hir të Zotit. Nuk mund t’i marrim këto gjëra si të mirëqena. Ulni tonet,” tha Albanese gjatë një aktiviteti në Melburn. Kërcënimet me bombë u bënë...
Burimi:
javanews.al