Bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Sulmet tregojnë se Rusia nuk do paqe!

Bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Sulmet tregojnë se Rusia nuk do paqe!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me anë të një postimi në platformën X , tha se sulmet e fundit ruse tregojnë se nuk duan t’i japin fund luftës dhe përpiqen të shfrytëzojnë çdo rast për t’i shkaktuar Ukrainës vuajtje. “Përfaqësuesit rusë marrin pjesë në bisedime të gjata, por në realitet janë ‘Kinzhal’-ët dhe ‘Shahed’-ët që flasin për ta. Ky është qëndrimi i vërtetë i Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë. Ata nuk duan t’i japin fund luftës dhe përpiqen të shfrytëzojnë çdo rast për t’i shkaktuar Ukrainës vuajtje edhe më të mëdha”, tha Zelensky.  “Një tjetër sulm rus është ende në zhvillim: që nga nata janë lëshuar pothuajse 500 dronë, një numër i konsiderueshëm dronësh ‘Shahed’ dhe 40 raketa, përfshirë ‘Kinzhal’-ët”, shkruan  Zelensky në rrjetet...