Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Fenomeni i përhapjes masive të videove dhe imazheve të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale gjatë luftës në Iran, ka bërë që ta kemi gjithnjë e më të vështirë dallimin mes të vërtetës dhe manipulimit. Sipas një verifikimi të bërë nga The New York Times, të paktën 110 video dhe foto të rreme janë bërë virale në vetëm dy javë, duke ndikuar në mënyrën se si publiku e percepton luftën dhe duke nxitur propagandë, dezinformim dhe përfitime financiare për krijuesit e tyre. Në këto përmbajtje shfaqen bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë, rrugë qytetesh të shkatërruara që në realitet nuk janë sulmuar, si edhe anije luftarake apo cisterna nafte që digjen pas sulmeve që nuk kanë ekzistuar. Disa video tregojnë ushtarë amerikanë dhe izraelitë që qajnë...