Bombardime intensive në Ukrainë, SHBA dënon Rusinë: Përshkallëzim i rrezikshëm i luftës
Ukraina përjetoi valën më intensive të sulmeve raketore nga Rusia për këtë vit, teksa katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në orët e para të së martës në Kharkiv. Guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, tha se ishte shënjestruar një zonë në periferi të qytetit dhe se një dron me rreze të gjatë kishte goditur një qendër mjekësore për fëmijë, duke shkaktuar zjarr. Ndërkohë, ndërprerje të energjisë elektrike u raportuan në Kiev pas dëmtimit të infrastrukturës, si pasojë e asaj që kreu i administratës ushtarake e përshkroi si një sulm të shkurtër, por intensiv, në kryeqytet. DTEK, një kompani private energjetike ukrainase, tha se sulmi rus dëmtoi rëndë pajisjet në një nga termocentralet e saj. Sipas raportimeve, Moska lëshoi 293 dronë dhe rreth...
Burimi:
javanews.al