Bomba mbi teheran/ Izraeli tenton të eliminojë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Bomba mbi teheran/ Izraeli tenton të eliminojë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Izraeli ka tentuar të vrasë ministrin e Inteligjencës së Iranit, Esmaeil Khatib, gjatë një sulmi ajror të kryer gjatë natës në Teheran, raporton Haaretz dhe Times of Israel. Sipas një zyrtari izraelit, objektiv i sulmit ishte pikërisht Khatib. “IDF ka shënjestruar ministrin e Inteligjencës së Iranit në një sulm ajror gjatë natës në Teheran”, bëri të ditur burimi për Times of Israel. Sulmi u raportua fillimisht nga Iran International dhe më pas u konfirmua nga një zyrtar izraelit. Ndërkohë, autoritetet izraelite po verifikojnë ende rezultatet e operacionit. “Rezultatet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar”, theksoi zyrtari.