Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda
Uashingtoni mund të vendosë sanksione ndaj Algjerisë për shkak të blerjes së avionëve luftarakë rusë. Lajmin e zbuloi Robert Palladino, drejtori i Zyrës së Çështjeve të Lindjes së Afërt në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit amerikan, si përgjigje ndaj një pyetjeje mbi këtë çështje. “Ne gjithashtu kemi parë këto raporte mediatike, dhe ato janë shqetësuese.Departamenti i Shtetit është i vendosur të zbatojë ligjin për të kundërshtuar armiqtë e Amerikës përmes sanksioneve, dhe transaksionet e llojit që përshkruat mund të çojnë në aktivizimin e këtyre masave,” shtoi ai, sipas Le Matin D’Algerie. Palladino theksoi se një diskutim më i thelluar mund të zhvillohet pas dyerve të mbyllura me anëtarët e Senatit. Ai gjithashtu iu përgjigj një pyetjeje mbi...
Burimi:
javanews.al