Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Arben Ademi është me origjinë nga Kumanova. Ai jeton në Zvicër dhe mund të konsiderohet biznesmen i suksesshëm. Njihet si themelues i markës së parfumeve Gisada, e cila vitet e fundit ka depërtuar fuqishëm në tregun zviceran. Kjo shihet kudo në hapësirën publike: reklama të parfumit Gisada stolisin tramvajët në Zürich, fanellat e klubit të njohur futbollistik FC Basel, muret e stacioneve të trenit dhe dyqanet. Por sipas hulumtimeve të gazetave zvicerane të grupeve mediale Tamedia dhe CH Media, Arben Ademi në biografinë e tij ka edhe një anë deri më tani të panjohur. Nuk bëhet fjalë për parfum, por për propagandë. Madje në shërbim të “Shtetit Islamik”, organizatës famëkeqe terroriste. Ndonëse Ademi i mohon akuzat, bashkëbisedime të siguruara nga Policia Federale e Zvicrës sugjerojnë diçka tjetër....