Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë
Dritat vazhdojnë të jenë të ndezura në Hotel “Serena”, vend ku po zhvillohen bisedimet historike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me ndërmjetësimin e Pakistanit, raporton “Al Jazeera”. Ndonëse ora në Islamabad shënon 23:00 e mbrëmjes, dhe bisedimet kanë hyrë në orën e 6-të të tyre, delegacionet pritet të vijojnë negociatat edhe gjatë orëve të natës. Sipas burimeve të afërta me delegacionin iranian, të cituara nga “Al Jazeera”, pjesëmarrja e Teheranit në tryezë erdhi pas një vendimi të SHBA-ve për lirimin e aseteve të ngrira iraniane. Ky hap raportohet të ketë qenë një nga kërkesat kryesore të Iranit në kuadër të një plani me disa pika negociuese. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara për ndonjë marrëveshje mbi...
Burimi:
javanews.al