Bisedimet Iran-SHBA, Khamenei: Ushtria më e fortë në botë mund të goditet…
Raundi i dytë i negociatave midis Iranit dhe SHBA-së në Gjenevë ka përfunduar. Të dy delegacionet u larguan nga vendi i negociatave, pas bisedimeve që zgjatën rreth katër orë. Delegacioni iranian u kryesua nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ndërsa pala amerikane u kryesua nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Të dy delegacionet zhvilluan takime të ndara me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Badr Al Busaidi, në konsullatën e Omanit. Deri më tani nuk ka asnjë tregues nëse është bërë ndonjë përparim mes dy vendeve. Ndërkohë Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei paralajmëroi Donald Trump se përpjekjet e SHBA-së për të rrëzuar qeverinë e tij do të dështojnë. “Presidenti amerikan vazhdimisht thotë se ushtria jonë është ushtria më e fortë në botë. Ushtria më e fortë në botë ndonjëherë mund të...
Burimi:
opinion.al