Bisedime SHBA-Iran në Gjenevë, Netanyahu tregon kushtet për marrëveshje

Bisedime SHBA-Iran në Gjenevë, Netanyahu tregon kushtet për marrëveshje

Jo vetëm ndalim të pasurimit të uraniumit, por çmontim të infrastrukturës bërthamore, është ajo që kërkon Izraeli në çdo ujdi të mundshme bërthamore me Iranin. Në një fjalim në Jerusalem të dielën, kryeministri Beniamin Netanyahu tha se gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë i kishte parashtruar presidentit amerikan Donald Trump kushtet e tij ku përfshihet largimi i të gjithë materialit të pasuruar nga Irani dhe paaftësimi i Republikës Islamike për të pasuruar uranium të mëtejshëm. “Nuk duhet të ketë më kapacitet pasurimi. Ne kërkojmë jo vetëm ndalim të procesit të pasurimit të uraniumit, por çmontim të pajisjeve dhe infrastrukturës që lejon pasurimin”, tha ai. Deklarata e kryeministrit izraelit vjen pasi autoritetet në Tehran thanë se janë të gatshme të pranojnë kompromise për një marrëveshje bërthamore...