Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”
Bill dhe Hillary Clinton refuzuan këtë të martë, më 13 janar, të dëshmojnë në një hetim të Kongresit amerikan të udhëhequr nga republikanët mbi financierin e ndjerë dhe të dënuarin për abuzim seksual Jeffrey Epstein, duke thënë se ky ishte një ushtrim partiak. “Çdo person duhet të vendosë kur ka parë ose përjetuar mjaftueshëm dhe është gati të luftojë për këtë vend, parimet e tij dhe njerëzit e tij, pavarësisht pasojave,”, thuhet në një letër që çifti Clinton i kishte drejtuar përfaqësuesit republikan James Comer, i cili kryeson Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve. “Për ne, tani është ai moment.” Siç shkruan Reuters, Comer ka kërcënuar se do t’i shpallë të dy në mospërfillje të Kongresit nëse nuk paraqiten para komitetit, gjë që mund...
Burimi:
javanews.al