Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit
Organizata joqeveritare “Human Rights Activists in Iran” ka raportuar se të paktën 3,308 persona janë konfirmuar të vrarë gjatë protestave të fundit kundër regjimit në Iran. Përveç viktimave të konfirmuara, autoritetet dhe organizatat po hetojnë edhe rreth 4,382 vdekje të tjera të dyshimta që mund të lidhen me dhunën e ushtruar. Shifrat e bëra publike tregojnë gjithashtu se forcat e sigurisë kanë arrestuar të paktën 24,266 protestues gjatë valës së revoltës popullore. Ky raport i fundit nga organizata me seli në Uashington nxjerr në pah përmasat e rënda të shtypjes së protestave në vend.
Burimi:
javanews.al