BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Sot mbushen 4 vite nga nisja e sulmeve ruse mbi Ukrainë, në atë që fillimisht u konsiderua si operacion special nga ana e Moskës. Lufta në Ukrainë ka shënuar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke shkaktuar pasoja të rënda humanitare, humbje të mëdha në njerëz dhe një riformësim të arkitekturës së sigurisë në kontinent. Përpjekjet diplomatike të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e iniciativës së administratës së Donald Trump, kanë sjellë në tryezë delegacione nga Moska dhe Kievi. Megjithatë, çështje kyçe si statusi i territoreve të pushtuara dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës vazhdojnë të pengojnë çdo marrëveshje. Sipas një raporti të fundit nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), numri i përgjithshëm...