Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

“Paratë në dorë që të shohësh devenë”. Me këtë shprehje në mendje, drejtuesit e kompanive amerikane të naftës po përgatiten për takimin me Donald Trump, i planifikuar sot në Shtëpinë e Bardhë. Në tryezë pritet të ulen krerët e gjigantëve të mëdhenj të sektorit, mes tyre Chevron, ExxonMobil dhe ConocoPhillips. Sipas raportimeve të disa mediave anglosaksone, kompanitë do të paraqiten të bashkuara për t’i kërkuar administratës amerikane garanci konkrete ligjore dhe financiare, që çdo kontratë apo investim i planifikuar në Venezuelë në vitet e ardhshme të jetë i mbrojtur nga rreziqet politike. Për të rindërtuar infrastrukturën e vjetëruar dhe të amortizuar të Karakasit, e cila në shumë raste është mbi 30 vjeç, nevojiten – sipas disa vlerësimeve pas deportimit të presidentit Nicolás Maduro në Nju...