Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Tregjet evropiane të aksioneve dhe aziatike u rimëkëmbën të martën, ndërsa çmimet e naftës u ulën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi  se lufta SHBA-Izrael kundër Iranit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Çmimet globale të naftës ranë me rreth 8 për qind, ndërsa çmimi referues evropian i gazit ra me rreth 15 për qind të martën, pasi një ditë më parë çmimi i arit të zi i kaloi 100 dollarë për fuçi, më i larti që nga viti 2022. Në një përpjekje për të qetësuar tregjet, Trump tha se do të hiqte dorë nga disa sanksione mbi naftën, pas një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Ai kërcënoi gjithashtu Republikën Islamike se do të përballet me goditje fatale nëse mbyll Ngushticën...