Berset: Reformimi i Konventës Evropiane për migrantët rrezikon të drejtat e njeriut
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KiE), Alain Berset, ka paralajmëruar se rishikimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) me synim reformimin e mbrojtjeve për migrantët mund të hapë rrugën për heqjen dorë nga të drejtat e njeriut edhe në fusha të tjera. Deklaratat e Berset vijnë pas thirrjeve nga disa shtete anëtare të organizatës me seli në Strasburg, institucioni kryesor evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për më shumë fleksibilitet në menaxhimin e migracionit. Këto thirrje fokusohen veçanërisht te deportimi i kriminelëve të huaj dhe migrantëve të parregullt. Në maj 2025, nëntë vende të Bashkimit Evropian nënshkruan një letër të hapur duke kërkuar një shqyrtim të Konventës, nismë që mori mbështetje të gjerë brenda Këshillit të Evropës. Megjithatë,...
Burimi:
vizionplus.tv