Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

Pas Budapestit, Bratisllavës dhe Pragës, Beogradi bëhet kështjella e euroskepticizmit në Ballkan Nga Eljanos Kasaj* Elitat burokratike brukseliane praktikisht e ka pranuar zyrtarisht se serbët nuk duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Këtë fakt nuk janë politikanët që e flasin, por edhe statistikat. Dhe, siç e dimë të gjithë, nuk mund të debatosh me numrat. Megjithatë, zyrtarët evropianë vazhdojnë të merren më kot me “donkishotizma politik”, sikur të mos kenë dëgjuar kurrë për atë se si imazhi i tyre po bjerret në Serbi dhe botën serbe(serbët e Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Kosovës), pikërisht prej politikave të tyre fund-e-krye të gabuara dhe deri diku kundër interesit kombëtar të Serbisë, dhe popullit serb. Sipas një studimi të kryer nga shërbimi i respektuar sociologjik evropian “Eurobarometer”, vetëm 33 përqind...