No Image Available

BE “zbutet” për Groenlandën, Brukseli mbështet një zgjidhje të negociuar me NATO-n

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën mbrëmjen e të enjtes  në Bruksel në një një samit urgjent, i thirrur pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve të kontinentit. Takimi u zhvillua edhe pse Trump dy ditë më parë hoqi dorë nga vendosja e tarifave, pasi në Davos u arrit një pajtim për kornizën e marrëveshjes për Groenlandën gjatë diskutimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në një konferencë për shtyp presidenti i Këshillit Evropian përsëriti mbështetjen e plotë të unionit për Danimarkën dhe Groenlandën. “Ne besojmë se marrëdhëniet midis partnerëve dhe aleatëve duhet të menaxhohen në një mënyrë të përzemërt dhe me respekt. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë një interes të përbashkët...