BE: Statusi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në Kosovë të zgjidhet në dialogun e Brukselit
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi të Kosovës, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë. “Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se do të trajtojë integrimin e strukturave shëndetësore dhe arsimore që mbështeten nga Serbia, në konsultim me serbët e Kosovës dhe BE-në, veçanërisht me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha zëdhënësi.. Institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në bazë të sistemit të Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që autoritetet kosovare nuk i kanë mbyllur. Që...
Burimi:
vizionplus.tv