BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse
Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë po kanë një “ndikim të ndjeshëm” në ekonominë ruse dhe mund ta çojnë atë drejt një pike të paqëndrueshme gjatë vitit 2026. Kështu është shprehur David O’Sullivan, i dërguari special i Bashkimit Europian për sanksionet, në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Në një intervistë për The Guardian, O’Sullivan theksoi se sanksionet nuk janë “plumb argjendi” dhe se shmangia e tyre ekziston, por pas katër vitesh ai është i bindur se ato po japin efekt. Sipas tij, ekonomia ruse është deformuar rëndë nga ndërtimi i ekonomisë së luftës në dëm të sektorit civil, një situatë që nuk mund të zgjasë pafund. Këto deklarata vijnë në një moment kur Rusia ka intensifikuar...
Burimi:
opinion.al