BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët
Bashkimi Evropian po përgatitet të zbatojë një nga reformat më të mëdha në menaxhimin e kufijve: sistemin e hyrjes/daljes (Entry/Exit System – EES). Ky mekanizëm dixhital pritet të hyjë në fuqi në të gjitha portet dhe pikat kufitare deri më 10 prill 2026, duke sjellë ndryshime të ndjeshme për vizitorët që nuk janë shtetas të BE-së. Sistemi i ri do të zëvendësojë vulat tradicionale të pasaportës me regjistrim elektronik. Udhëtarët do të duhet të regjistrojnë të dhënat e pasaportës dhe biometrike, përfshirë gjurmët e gishtave dhe skanimin e fytyrës, gjatë vizitës së parë. Në udhëtimet pasuese, të dhënat e ruajtura do të përdoren për verifikim, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të sigurt. Qëllimi kryesor është të gjurmohet me saktësi hyrja dhe...
Burimi:
javanews.al