BE përgatit sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit
Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksionet e para ndaj anëtarëve të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si përgjigje ndaj shtypjes vdekjeprurëse të protestave të fundit në Iran. Sanksionet do të përfshijnë ndalime vizash dhe ngrirje asetesh për 21 individë dhe subjekte. Vendimi pritet të finalizohet të enjten, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, sipas burimeve diplomatike të cituara nga agjencia AFP. Këto sanksione janë pjesë e reagimit të BE-së ndaj dhunës së ushtruar ndaj protestuesve dhe vijnë në një kohë kur po rritet presioni ndaj bllokut evropian për ta shpallur Gardën Revolucionare një “organizatë terroriste”. Italia është ndër vendet që e mbështesin këtë propozim. Reagimi i Teheranit Qeveria iraniane ka hedhur poshtë sanksionet dhe kritikat ndërkombëtare, duke deklaruar...
Burimi:
vizionplus.tv