BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s
Bashkimi Evropian ka lëshuar një paralajmërim të fortë këtë të hënë, duke deklaruar se një ndërhyrje e mundshme ushtarake e SHBA-ve për të marrë nën kontroll Groenlandën do të shkatërronte aleancën e NATO-s. Komisioneri Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, u shpreh se Evropa është e gatshme të ofrojë ndihmë ushtarake për Groenlandën, nëse Danimarka do ta kërkonte një gjë të tillë. Ky reagim vjen pasi Presidenti Donald Trump ka ripërsëritur dëshirën e tij që SHBA-të të zotëronin këtë territor strategjik, me argumentin se duhet parandaluar pushtimi i tij nga Rusia ose Kina. Ndonëse Danimarka dhe autoritetet e Groenlandës kanë deklaruar prerazi se territori nuk është në shitje, Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së tij me forcë. Kubilius theksoi se një...
Burimi:
javanews.al