BE: Ndihma sociale për të huaj vetëm me qëndrim afatgjatë

BE: Ndihma sociale për të huaj vetëm me qëndrim afatgjatë

Parimi i trajtimit të barabartë në ndihmat sociale për persona nga vende të treta vlen vetëm për ata që janë të punësuar, por jo për persona, që nuk punojnë, vendosi të enjten (05.03.2026) Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg. (Az. C-151/24) Paditësja ishte një grua shqiptare që jetonte ligjërisht në Itali me djalin e saj prej dhjetë vjetësh. Ajo ka një leje qëndrimi dyvjeçare për arsye familjare dhe një leje pune, por nuk ka punuar kurrë në Itali. Gruaja aplikoi për një shtesë në pensionin e saj bazë – një përfitim social italian për të moshuarit me të ardhura të ulëta. Autoritetet e refuzuan kërkesën e saj sepse ajo nuk kishte leje qëndrimi afatgjatë. Gruaja shqiptare e çoi çështjen në gjykatë dhe Gjykata Kushtetuese Italiane e...