BE miraton sanksione të reja ndaj Iranit

BE miraton sanksione të reja ndaj Iranit

Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja ndaj Iranit, në përgjigje të shtypjes së vazhdueshme të protestave dhe mbështetjes që Teherani i jep Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Komisioni Evropian përshëndeti vendimin e Këshillit të BE-së për vendosjen e masave të reja kufizuese, duke theksuar se situata në Iran po ndiqet nga afër dhe se BE është e gatshme të marrë masa të tjera nëse është e nevojshme. Sipas vendimit, sanksionet do të vendosen ndaj 15 individëve dhe 6 subjekteve të tjera. Masat përfshijnë: ngrirjen e pasurive, ndalimin e udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ndalimin e dhënies së fondeve apo burimeve ekonomike për personat dhe subjektet e sanksionuara. Këshilli i BE-së ka zgjeruar gjithashtu ndalimin e eksportit dhe furnizimit drejt Iranit të teknologjive dhe...