BE me Trump për Iranin/ Kallas: Do shpallim Gardën Revolucionare organizatë terroriste
Në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump po shton presionin ndaj Iranit, duke mos përjashtuar edhe gjasat e një ndërhyrjeje ushtarake atje, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas njoftoi se blloku ka shumë gjasa ta përfshijë Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste. “Po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit dhe gjithashtu pres që ta fusim Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste. Nëse vepron si terrorist, atëherë duhet edhe të trajtohesh si terrorist”, u shpreh Kallas. Kallas theksoi se ky hap e vendos Gardën Revolucionare në të njëjtin nivel me grupet xhihadiste si Al-Kaeda dhe Shteti Islamik. Konsiderohet se ky veprim i Brukselit do t’i dërgonte Iranit një mesazh të fortë mes raporteve për vrasjen e mijëra protestuesve atje....
Burimi:
ntv.al