BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit

BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të martën se duhet të gjenden mënyra diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit. Deklarata e saj vjen teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake atje për të siguruar tranzitin, mes luftës në Iran. “Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë të hapur në mënyrë që të mos kemi një krizë ushqimore, krizë të plehrave kimike, krizë energjie gjithashtu”, ka thënë Kallas në një intervistë me Reuters. Presidenti Trump ka paralajmëruar të dielën NATO-n se e pret “një e ardhme shumë e keqe” nëse vendet...