BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin
Ndërsa Rusia ftoh sërish pritshmëritë duke paralajmëruar se negociatat e paqes po ecin “ngadalë”, Bashkimi Europian hedh poshtë akuzat se është i përçarë. Gjithçka nisi nga ftesa e presidentit francez Emmanuel Macron për një dialog me Vladimir Putinin, një nismë që ka ngjallur jo pak shqetësime në kryeqytetet europiane. Frika kryesore lidhet me dy pika: se Franca mund të dobësojë unitetin europian dhe se Kremlini mund ta shfrytëzojë këtë hap për të përçarë BE-në. Për këtë arsye, një zëdhënës i Komisionit Europian u përpoq të ulë tonet, duke theksuar se “mbetemi të koordinuar me shtetet anëtare për çdo kontakt dypalësh të mundshëm me Rusinë, në funksion të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Sipas Brukselit, çdo përpjekje që synon paqen është e mirëpritur. Megjithatë,...
Burimi:
javanews.al