BE: Heqja e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse është shumë shqetësuese

BE: Heqja e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse është shumë shqetësuese

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha në një postim në X se vendimi i njëanshëm i Shteteve të Bashkuara për të hequr dorë nga sanksionet mbi eksportet e naftës ruse është shumë shqetësues sepse ndikon në sigurinë evropiane. “Vendimi i njëanshëm i SHBA-së për të hequr sanksionet mbi eksportet e naftës ruse është shumë shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane. Rritja e presionit ekonomik mbi Rusinë është vendimtare që ajo të pranojë një negociatë serioze për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Dobësimi i sanksioneve rrit burimet ruse për të zhvilluar luftën e agresionit kundër Ukrainës”, shkruan Costa në X. Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet të blejnë naftë dhe produkte nafte ruse që janë aktualisht të ngarkuara në anije në det, megjithëse...