BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

BE dhe India arritën një marrëveshje historike tregtare, pas gati dy dekadash negociatash të ndërprera herë pas here. Marrëveshja synon forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy palëve, në një kohë tensionesh tregtare me Shtetet e Bashkuara. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi marrëveshjen si marrëveshjen më të madhe nga të gjitha, ndërsa kryeministri indian Narendra Modi e quajti atë “historike”. “Ia dolëm. Ne realizuam nënën e të gjitha marrëveshjeve. Po krijojmë një treg prej 2 miliardë njerëzish. Kjo është historia e dy gjigantëve: ekonomia e dytë dhe e katërta më e madhe në botë. Dy gjigantë që zgjedhin partneritetin, në një histori të vërtetë fitoreje për të dyja palët.” tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, në ceremoninë e fimrosjes...