BE bën gati paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE bën gati paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja ka njoftuar propozimet për paketën e saj të 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, që mbulojnë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë. Ajo përfshin një ndalim të plotë të shërbimeve detare për naftën bruto ruse, si dhe shtimin e 43 anijeve të tjera pjesë e të ashtuquajturës ‘flotë në hije’ të Kremlinit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Një ndalim i ri për mallrat dhe shërbimet do të shtrëngojë kufizimet e eksportit që vijnë nga Rusia, ndërsa ndalimet e reja të importit për metalet, kimikatet dhe mineralet kritike do të vlejnë më shumë se 570 milionë euro. Do të merren masa gjithashtu kundër kompanive dhe platformave që mundësojnë tregtinë e kriptomonedhave dhe do të listohen 20 banka të tjera rajonale ruse në listën...