‘Bashkohuni me ne, herët ose vonë…’/ Trump i bën thirrje Britanisë për të dërguar anije në Ngushticën e Hormuzit

‘Bashkohuni me ne, herët ose vonë…’/ Trump i bën thirrje Britanisë për të dërguar anije në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera aleate që t’i bashkohen atij në dërgimin e anijeve ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se pavarësisht përpjekjes së Iranit për ta mbyllur këtë kalim strategjik, SHBA-ja do të sigurojë që ai të mbetet i hapur. “Në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do ta hapim Ngushticën e Hormuzit, të sigurt dhe të lirë”, shkroi Trump. Sipas ‘BBC’, tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pasi gjashtë anije u sulmuan në Gjirin Persik brenda më pak se 48 orësh gjatë kësaj jave. Ndërkohë, udhëheqësi...