Bashkimi Europian ‘dorëzohet’ për Bordin e Paqes/ Diplomatët europianë takohen me menaxherin e Donald Trump

Bashkimi Europian ‘dorëzohet’ për Bordin e Paqes/ Diplomatët europianë takohen me menaxherin e Donald Trump

Ngurrimi fillestar i BE-së për nismën e Donald Trumpit, ia lë vendin pranimit: Diplomatët më të lartë të bllokut takohen sot në Bruksel me Nikolay Mladenov, një ish-politikan bullgar i emëruar nga presidenti amerikan për menaxhimin e këtij organizmi.Takimi do të përfshijë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe ministrat e jashtëm të 27 shteteve të bllokut. Mes temave të tjera në diskutim pritet të jetë edhe fundi i luftës në Ukrainë, si dhe mundësia e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës.Po ashtu, përtej Detit Mesdhe, BE ka lidhje të thella me Izraelin dhe palestinezët, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e situatës në rajonin e Rafah dhe duke qenë donatori kryesor për Autoritetin Palestinez.Një nga çështjet që ka...