Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem, Bryon Noem, ka zhvilluar për muaj të tërë biseda me disa punonjëse seksi. Ai paguante për këto biseda dhe për fotot që i dërgonin, duke ndarë gjithashtu me ta selfie ku fytyra e tij ishte e njohshme dhe trupi i tij i veshur me rroba që e bënin atë të dukej si një lloj Barbie me hipertrofi gjoksi. Në të vërtetë, 56-vjeçari Bryon Noem ishte i interesuar dhe kishte kontakte virtuale përmes telefonit të tij me fenomene të njohura si “Bimbofication”, një fetish që lidhet me transformimin e grave në kukulla të mbivlerësuara seksualisht. Historia, e ilustruar me foto të Noem dhe intervista me bashkëbisedueset e tij, është publikuar nga tabloidi britanik Daily...